“Kanë hedhur miliona dollarë për të na përçarë!”- Aktivisti Arben Kola: Jemi të bashkuar! Organizatorët janë 40 grupe brenda atdheut dhe 200 jashtë

Jun 15, 2026 | 21:09

Aktivisti Arben Kola ka reaguar gjatë protestës, duke sqaruar se mes grupeve të ndryshme që organizojnë dhe mbështesin tubimet nuk ka përçarje, por pati vetëm keqkuptim një natë më parë lidhur me marshimin drejt Rinasit.

Sipas tij, disa raportime në media po synojnë të krijojnë idenë e ndarjes mes organizatorëve dhe nismëtarëve të protestës, por, sipas tij diçka e tillë mes tyre nuk ekziston.

“Mediat që ushqehen nga sistemi oligarkik po mundohen të fusin përçarje mes grupeve organizatore dhe nismëtarëve. Nismëtarë në letra janë tre, organizatorët janë 40 grupe brenda atdheut, 200 grupe jashtë atdheut. Nuk jemi të përçarë, thjesht ka pasur keqkuptime mes këtyre të rinjve që patën marshimin“, tha ai.

Kola theksoi se për të përçarë protestën janë hedhur miliona dollarë, euro nëpër media, që t’i etiketojnë protestuesit, organizatorët me emra të ndryshëm.

“Ta ruajmë këtë energji dhe t’i shkojmë deri në fund rrëzimit të këtij tradhtari”, tha ai.

Arben Kola: Të bëjmë një sqarim të vogël. Porthalet dhe mediat që ushqehen nga sistemi oligarkik po mundohen të fusin përçarje mes grupeve organizatore dhe nismëtarëve.

Nismëtarë në letra janë tre, organizatorët janë 40 grupe brenda atdheut, 200 grupe jashtë atdheut. Nuk jemi të përçarë, thjesht ka pasur keqkuptime mes këtyre të rinjve që patën marshimin.

Kështu që sonte marshimin e kam marrë përsipër unë me studentët, për të treguar që jemi bashkë.

Nuk ka njëri që e përçan këtë rini, pavarësisht se po mundohen dhe kanë hedhur miliona dollarë, euro nëpër media, që të etiketojnë me emra të ndryshëm. Ata ruajmë këtë energji dhe t’i shkojmë deri në fund rrëzimit të këtij tradhtari.

© Panorama.al

Te lidhura