Përfundon takimi i Ramës me anëtarët e qeverisë dhe drejtuesit politikë të PS në qarqe! Temat kyçe të diskutimit

Mar 8, 2025 | 19:59

Ka përfunduar mbledhja e kryeministrit Edi Rama me anëtarët e qeverisë dhe drejtuesit politikë të PS-së në qarqe, e cila u zhvillua për të dytën ditë sot në Pallatin e Brigadave.

edi rama

Mësohet se në mbledhje është diskutuar programi i PS për zgjedhjet si dhe emrat e kandidatëve për deputetë dhe përcaktimin e tyre se kush do të jetë në listën e mbyllur dhe kush në të hapur.

Gjithashtu, mësohet se nuk ka patur një vendim përfundimtar. Ky vendim pritet të merret në Kryesi.

Kujtojmë se emrat e kandidatëve për deputetë duhet të dërgohen në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, deri më 12 mars.

© Panorama.al

Te lidhura