“Për ne jeni fat i madh, për Shqipërinë fat i zi”- Balla përplaset me Berishën: Hoqe Dash Sulën dhe vure Ilir Metën me firmën tënde kandidat për deputet!

Jun 26, 2025 | 11:45

Ministri Taulant Balla është përplasur me kreun e PD-së Sali Berisha në Kuvend, teksa u shpreh se opozita është fat i madh për PS-në, por fat i zi për Shqipërinë.

Taulant Balla

Balla u shpreh se strategjia e Berishës është që të bëjë pis kundërshtarin, sipas tij, duke hedhur akuza ndaj tyre.

Ai theksoi se Berisha hoqi Dash Sulën nga lista dhe vendosi Ilir Metën si kandidat për deputet.

Taulant Balla: Strategjia jote ishte të bëje pis kundërshtarin, akuzoje kundërshtarin për narkotrafik, për vrasje.

Mban mend se çfarë i ke thënë Ilir Metës? Ngrije kokë! I ke thënë ‘kriminel’, e akuzove për vjedhjen e floririt dhe për vrasje, erdhi dita që në 2025 e vure kandidat për deputet, ti që ia ke thënë të gjitha këto hoqe Dash Sulën e vure Ilir Metën.

Për ne jeni fat i madh, për Shqipërinë fat i zi.

© Panorama.al

Te lidhura