“F*ck You and Your System!”- Aktivisti me tone të ashpra: Edi Ramën e urrejnë socialistët edhe patronazhistët!

Jun 23, 2026 | 22:20

Gjatë fjalimeve në protestën e 24-të radhazi para Kryeministrisë, aktivisti Elidon Lika ka reaguar me tone të ashpra ndaj deklaratës së kryeministrit Edi Rama në intervistën për “Financial Times”, ku ky i fundit iu përgjigj kritikëve që e akuzojnë se drejton një sistem të korruptuar me shprehjen “F*ck You”.

Lika tha se sipas tij kryeministri do të largohet për shkak të pakënaqësisë që, sipas tij, ekziston edhe brenda mbështetësve të tij politikë, si patronazhistët.

“Rama do bjerë poshtë se segmentet që përmenda e urrejnë. E urrejnë edhe patronazhistët, edhe Partia Socialiste! Me këtë sistem ai do largohet”, u shpreh Elidon Lika.

Nga podiumi i protestës, aktivisti iu drejtua kryeministrit duke përdorur të njëjtën shprehje të përdorur nga Rama.

“Nga ky shesh i themi sot Edi Ramës: F*ck You and Your System!”, tha Lika.

© Panorama.al

Te lidhura