Mijëra qytetarë vijojnë marshimin në Tiranë në kuadër të protestës së 24-të radhazi, ndërsa janë ndalur pranë godinës së seancave plenare.
Gjatë kalimit pranë Parlamentit, protestuesit kanë bërë thirrje kundër klasës politike, duke shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj institucioneve dhe ligjvënësve shqiptarë.
“Parlamenti i krimit”, “Rama në burg, Berisha në burg” dhe “Ju erdhi fundi” ishin disa nga thirrjet që u dëgjuan nga qytetarët gjatë marshimit.
© Panorama.al















