Në Tunizi qytetarët votojnë për herë të parë të lirë këtë të dielë.
Nëntë muaj pas rrëzimit të sundimtarit Ben Ali, rreth shtatë milionë qytetarë me të drejtë vote shkojnë drejt kutive të votimit për të zgjedhur asamblenë kushtetutvënëse të vendit.
Kjo do të përcaktojë brenda një viti ligjin kushtetues për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare.
Me interes pritet rezultati i partisë islamiste, Enhada.
Në Janar tunizianët ishin të parët në rajon, që u ngritën kundër sundimit autoritar të Ben Alisë. Kjo lëvizje shënoi edhe fillimin e së ashtuquajturës “pranvera arabe”.
© Panorama.al











