Peqin, përplasen tri mjete, humbin jetën dy persona

Jul 7, 2011 | 11:00

PEQIN – Tre mjete janë përfshirë me njëri-tjetrin në aksin rrugor Peqin – Rrogozhinë, në vendin e quajtur “Ura e Madhe”, në fshatin Karinë. Si pasojë e kësaj përplasjeje, kanë mbetur të vdekur në vend dy shtetas. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit të së mërkurës. Mjeti tip “BMW” me targa të huaja Ç 630 CH, me drejtues 43-vjeçarin nga Cërriku, Dhimitër Haxhillari, i cili vinte nga Rrogozhina drejt Elbasanit, është përplasur fillimisht me një fuoristradë me targa EL 9702 B, drejtuar nga B.Cërriku, 66 vjeç nga Elbasani. Pas saj, makina u përplas me një kamion me targa të Korçës, drejtuar nga A.Lamllari, 40 vjeç. Ky mjet i ngarkuar me tulla për pak sa nuk ka rënë nga një lartësi prej rreth 20-metrash, ndërsa ka prishur rreth 30 metra mur rrethues. Por, fatmirësisht, drejtuesi ka mundur të ruajë drejtimin e mjetit dhe të frenojë para se kamioni të binte poshtë për të shkaktuar viktimën e tretë. Policia konfirmoi vdekjen në vend të shtetasit Haxhillari dhe pasagjerit në makinën e tij, Leonidha Kote. Nga veprimet të kryera nga grupi hetimor, paraprakisht mendohet se shkak për ndodhjen e aksidentit ka qenë humbja e kontrollit të mjetit “BMË”, i drejtuar nga viktima 43-vjeçar. Ekspertiza ka konstatuar se drejtuesi kishte konsumuar më parë pije alkoolike. Policia vazhdon hetimet për të zbardhur të plota rrethanat e këtij aksidenti fatal.                                                                                 m.s

© Panorama.al

Te lidhura