Pelegrinazh i madh ndërkombëtar i besimtarëve bektashinj! Baba Mondi drejton ceremoninë e shenjtë të Teqes Bektashiane Turballi-Sulltan në Larisa

May 2, 2025 | 9:33

Një pelegrinazh i madh ndërkombëtar i besimtarëve bektashinj zhvillohet në Larisa të Greqisë, ku kremtohet ceremonia e shenjtë e Teqes.

baba mondi

Ceremonia drejtohet nga Kryegjyshi Botëror, Baba Mondi, i cili ka ndarë mesazh paqeje, dashurie dhe vëllazerie njerëzore.

Kryegjyshi Botëror në fjalën e tij tha se “Teqja Bektashiane e Turballi Sulltanit në Larisa të Greqisë me një histori të lashtë është Tempull që, ashtu si dje, edhe sot është Tempull i Paqes dhe i dashurisë njerëzore që fton të gjithë njerëzit pa dallim besimi religjioni, kombësie, të jetojnë në paqe në harmoni dhe në një vëllazëri të vërtetë njerëzore.

Ky tempull i Zotit është një vend i shenjtë që mëkon sot për të gjithë mirësi shpirtërore dhe i fton njerëzit të jenë e të bëhen më njerëzor, me humane, të mendojnë të gjithë se dashuria duhet të na udhëheqë kudo në jetë në shoqëri.”

baba

“Ky vend i shenjtë”, vazhdoi më tej Kryegjyshi Botëror, “na fton sot në kohën e sotme të mbjellim në çdo njeri paqen dhe të bëhemi nga ato njerëz që kudo paqja të mbretërojë në çdo njeri, gjë që kërkon sot koha, shoqëria e sotme njerëzore.”

Mësohet se në ceremoni marrin pjesë qindra besimtarë nga Shqipëria, Greqia, Turqia, Bullgaria, dhe Maqedonia Veriut

mondi

58fbb85b-c308-427a-94d5-8b53f78aa726 10d76925-be46-40db-98ee-0f1594a4675e 97063436-e93c-4249-a784-715f4d6380f6 fc9938a7-b7bd-44e6-86c7-cbd9a00aaa2b 45ddce71-f0c3-4fa5-9cfc-2b3656c94080 766dcedc-669e-4868-8d85-93e96a999aad 53f4b673-cf36-47af-a3d8-e38259b471a5

© Panorama.al

Te lidhura