PD s’u lejua të mblidhte Këshillin e Mandateve për Ballukun, ironizon Gazment Bardhi: Në një nga sallat e Kuvendit që mbyllën mund të jetë strehuar Ergys Agasi

Dec 26, 2025 | 12:00

Në prononcimin për mediat, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ironizoi mazhorancën për faktin se mbyllën dyert dhe nuk lejuan mbledhjen e Këshillit të Mandateve të shqyrtuar kërkesën e SPAK për t’i hequr imunitetin Belinda Ballukut, e pandehur për tenderin e Llogarasë.

bardhi1

Ai me ironi theksoi se në një nga sallat që mbyllën mund te jetë fshehur Ergys Agasi, biznesmeni i akuzuar dhe i shpallur në kërkim nga SPAK se ka vepruar bashkë me të tjerë si grup i strukturuar kriminal për skandalin e tenderave të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë dhe Informacionit (AKSHI).

LEXO EDHE: “Kuvendi, bunkeri i Belinda Ballukut” – Bardhi: SPAK ka dokumentuar 1.1 miliard euro vjedhje! Peleshi na nisi një letër, flitej me gjuhën e korrupsionit

“Të lejohet hetimi i plotë i pandikuar dhe pacenuar në rastin Balluku dhe të bëjmë gjithçka ka që kemi ne në dorë. E shikoni se çfarë arrinjë të bëjnë këta. mbyllin kuvendin. I ka dhënë urdhër gardës që të mos lejojë mediat në zyrën e grupit të PD. Kështu është kur garda drejtohet nga një trafikant armësh, një farë Simon Simon… Mos të duket çudi që në një nga sallat që kanë mbyllur të jetë strehuar Ergys Agasi.”, tha ai.

Më tej, Bardhi tha se Balluku mund të shijoëj Vitin e Ri në shtëpi po nuk do të mund t’i shpëtojë drejtësisë. Ai theksoi gjithashtu se do të kërkojnë sërish javën që vjen mbledhjen e Këshillit të Mandateve.

“Belinda Balluku mund të hajë Vitin e Ri në shtëpi, por ju siguroj se do të përfundojë në burg. Nuk mund t’i vjedhësh shqiptarëve 1.1 mln euro. Ne do të kërkojmë mbledhjen e Këshillit të Mandateve javës që vjen.”, shtoi ai.

© Panorama.al

Te lidhura