I dënuar me 24 vite burg për vrasje, arrestohet në Angli 60-vjeçari! Pritet ekstradimi në Shqipëri (EMRI)

Jul 22, 2026 | 12:45

Një 60-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Angli, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë. Bëhet fjalë për Sabri Sopotin, i dënuar nga Gjykata e Dibrës me 24 vite burg për vrasje me paramendim.

policiaekstradim

Sipas autoriteteve shqiptare, Sopoti është dënuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Ngjarja për të cilën ai është dënuar ka ndodhur më 24 dhjetor 1999. Sipas vendimit të gjykatës, Sabri Sopoti ka vrarë me armë zjarri shtetasin B.K.

Pas arrestimit në Angli, Interpol Tirana po vijon procedurat me autoritetet britanike për ekstradimin e 60-vjeçarit drejt Shqipërisë.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet në bashkëpunim me Policinë britanike, një tjetër fazë e operacionit ndërkombëtar, të koduar “The Wanted”.

Lokalizohet, kapet dhe arrestohet në Angli, një shtetas i dënuar me 24 vjet burgim, për vrasje me paramendim.

Si rezultat i koordinimit informativ dhe operacional ndërmjet homologëve të Interpol Tiranës dhe Interpol Manchester, në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted”, u kap në Angli, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar, Sabri Sopoti, 60 vjeç.

Gjykata e Dibrës, e ka dënuar këtë shtetas, me 24 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Më datë 24.12.1999, shtetasi Sabri Sopoti ka vrarë me armë zjarri (automatik), shtetasin B. K.

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Manchester, me qëllim ekstradimin e 60-vjeçarit, në Shqipëri.

© Panorama.al

Te lidhura