VIDEO/ Kishin mbjellë dhjetëra bimë kanabisi, arrestohen dy persona! Rezultojnë me precedent penal

Jul 22, 2026 | 12:23

Dy persona janë arrestuar në flagrancë në Fushë-Krujë pasi u kapën duke kultivuar bimë narkotike në një parcelë në fshatin Zgërdhesh.

Në pranga kanë rënë K.B., 52 vjeç dhe A.S., 54 vjeç, të dy banues në Fushë-Krujë. Sipas policisë, ata kishin kultivuar bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa. Gjatë kontrollit në parcelë, autoritetet konstatuan se dy personat po përgatiteshin të kultivonin edhe bimë të tjera narkotike në të njëjtin terren. Bimët e gjetura u asgjësuan me anë të djegies.

Policia bën me dije se të dy të arrestuarit kanë precedentë penalë për të njëjtën veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

Njoftimi i policisë: 

Krujë/Finalizohet operacioni antidrogë, i koduar “Kushtet”.

Kishin kultivuar dhjetëra bimë narkotike, në një parcelë në fshatin Zgërdhesh, dhe po përgatiteshin të kultivonin të tjera, arrestohen ne vendngjarje, 2 shtetas.

Të dy të arrestuarit, me precedent për të njëjtën veprimtari kriminale.

Asgjësohen bimët e dyshuara narkotike Cannabis Sativa.

Si rezultat i një hetimi me metoda proaktive, kryer nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Fushë Krujë, në koordinim me Prokurorinë, me qëllim dokumentimin e veprimtarisë kriminale të 2 shtetasve, në fushën e narkotikëve, u finalizua operacioni i koduar “Kushtet”.

Gjatë operacionit u kapën në flagrancë, në parcelën në fshatin Zgërdhesh, ku kishin kultivuar bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, dhe u vunë në pranga shtetasit K. B., 52 vjeç dhe A. S., 54 vjeç, të dy banues në Fushë Krujë.

Përveç bimëve të kultivuara, të cilat u asgjësuan nëpërmjet djegies, u konstatua se po përgatiteshin për t’u kultivuar bimë të tjera në këtë terren.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Policia e Krujës apelon për të gjithë qytetarët e rrethit dhe kryesisht për shtetasit që jetojnë në zona rurale, që të denoncojnë menjëherë çdo indicie që kanë për përshtatje të sipërfaqeve të tokave në afërsi të banesave të tyre, për kultivim të bimëve narkotike. Bashkëpunimi me Policinë është thelbësor për goditjen e këtij fenomeni me pasoja penale dhe sociale.

 

© Panorama.al

Te lidhura