Alarm për një produkt me perime të ngrira të prodhuar në Itali, urdhërohet tërheqja nga tregu! Në Shqipëri u importua nga “Pronatyra Treg”

Jul 22, 2026 | 13:02

Autoritetet europiane kanë lëshuar një alarm për sigurinë ushqimore lidhur me një produkt perimesh të ngrira të prodhuar në Itali. Bëhet fjalë për produktin e ngrirë “MINESTRONE 16 Verdure” me peshë 750 gram, me numër loti L03DK si dhe datë skadence 30 qershor 2028.

produkti

Autoritetet kanë urdhëruar tërheqjen nga tregu pasi një konsumator raportoi praninë e një trupi të huaj brenda paketimit. Pas denoncimit, Sistemi Europian i Alarmit të Shpejtë për Ushqimin dhe Ushqimin e Kafshëve (RASFF), e klasifikoi rastin si rrezik serioz për shëndetin.

Në Shqipëri, produkti është importuar më 14 maj 2026 nga “PRONATYRA TREG” dhe është shpërndarë në dy pika shitjeje në Tiranë. Në momentin e njoftimit për tërheqje, e gjithë sasia ishte shitur.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që kanë blerë këtë produkt  të mos e konsumojnë, por ta kthejnë në pikën ku e kanë blerë.

© Panorama.al

Te lidhura