
TIRANE- Kreu i PS-se, Edi Rama ka reaguar pas deklarates se PD-se, e cila i kujtoi atij se ka qene kunder rruges se Kombit.
Ne profilin e tij, ne Twitter, Rama i quajti akuzat shpifje te ndyra dhe te pabaza.
“Akuze e ndyre nga selia e PD ndaj meje e PS per Rrugen e Kombit! Shpifje perverse e pushtetit hajdut qe vodhi zgjedhjet per te vjedhur vendin”- shkruan Rama ne Twitter.
Sipas tij, PS nuk ka qene kurre kunder Rruges se Kombit qe e ka nisur socialisti Majko, por kurre s’do pajtohen me vjedhjen e parave te Rruges se Kombit!
“Shitesit e detit, vjedhesit e zgjedhjeve, vrasesit e protestuesve, kusaret e Shqiperise s’na bejne dot moral patriotik! Jane tradhetare! Pike”- shkruan ai.
Me heret, PD permes zedhenes per shtyp, Albana Mustafaraj reagoi ndaj një komenti që Sekretari i Partisë Socialiste për Emigracionin dhe Rininë, Erion Veliaj ka bërë për rrugën Durrës-Kukës, në rrjetin social Facebook.
Sipas saj, ky shkrim tregon edhe një herë urrejtjen e kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama për rrugën e kombit.
“Edi Rama nëpërmjet lejtnantit të tij, shpërndau në e-maile, facebook e media një shkrim të lobeve antishqiptare mbi Rrugën e Kombit. Në këtë shkrim sërish risillet deklarimi i kreut socialist se kjo është rruga e asgjësë, dhe rruga e panevojshme, apo edhe rrënimi i shqiptarëve”, tha ajo.
© Panorama.al











