Pashkët, Thaçi e Jahjaga urojnë besimtarët

Apr 23, 2011 | 12:30

PRISHTINE- Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga dhe kreu i qeverise Hashim Thaci kane uruar të gjithë besimtarët e krishterë dhe qytetarët e Kosovës me rastin e Festës së Pashkëve.

Jahjaga e ka quajtur festen e Ringjalljes si dëshmi te përjetësisë, si dëshmi se veprat e mira shpërblehen te Zoti, se sakrifica për të mirën shpaguhet, se jeta është e amshueshme dhe se misioni i njeriut është të jetojë në harmoni dhe në paqe dhe ta duan e ta ndihmojnë njëri-tjetrin.

“Të gjithë qytetarët e Kosovës i uroj që në simbolin e Pashkëve të shohin drejt ardhmërisë më të lumtur e më të begatshme që të gjithë njerëzit janë vëllezër e motra ndërmjet veti pa dallim të përkatësisë fetare, kombëtare, racore, gjinore dhe dallimi tjetër, sepse të gjithë jemi një te Perëndia dhe te besimi në njeriun dhe në vlerat njerëzore”, thuhet në mesazhin e urimit të presidentes së vendit.

Urime per festen e te krishtereve ka percjelle edhe kryeministri Thaci, per te cilen kjo feste e  gjen Republikën e Kosovës, në vitin e tretë të shtetësisë së saj.

“Festa e Pashkëve identifikon idenë e Ringalljes së vlerave shpirtërore dhe filozofike, besimin në të mirën e jetës, kulturës dhe idealeve të qytetërimit. Kjo festë e gjen Republikën e Kosovës, në vitin e tretë të shtetësisë së saj, duke vazhduar përkushtimet dhe vizionin tonë të përbashkët për implementimin e të gjitha kritereve dhe standardeve demokratike për integrim në Bashkimin Evropian dhe në NATO dhe përmirësimin substancial të mirëqenies së qytetarëve tanë”, thuhet mes tjerash në telegramin e urimit.

© Panorama.al

Te lidhura