
KORÇE- Një 17- vjeçare i ka dhënë fund jetës së saj duke u vetëvarur.
Ngjarja e rëndë është shënuar sot në qytetin e Korçës, ku sipas të dhënave të policisë vajza është identifikuar me inicialet M.SH.
Sipas të njëjtave burime thuhet se shkak për këtë vendim të rëndë është bërë një sherr me prindërit, pasi viktima kishte shkuar pa lejen e tyre në një festë me bashkëmoshatarët e saj.
Ende nuk ka shumë të dhëna lidhur me rrathanat në të cilat ka ndodhur ngjarja, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të saj.
© Panorama.al











