Pas puthjes së famshme, Erjola Doçi shfaqet pranë Meriton Mjekiqit! Fotot nga paparazzi të dyshes

Oct 19, 2025 | 15:00

Teksa filmi “ADN” ishte duke u xhiruar, në rrjet qarkulloi një skenë e famshme, ku Erjola Doçi dhe Meriton Mjekiqi shfaqeshin duke u puthur.

erjola doci meriton mjekiqi1

Ajo që fillimisht u mendua si një flirt, ka qenë një angazhim profesional që i ka bërë bashkë. E duket se miqësia mes tyre vijon të mbetet e mirë edhe pas përfundimit të skenave të xhirimeve.

Si Meritoni, ashtu edhe Erjola erdhën të vetëm në premierë, duke zgjedhur që të kalojnë kohë me miqtë, por edhe me njëri-tjetrin. Në rolin e bashkëproducentes, Erjola ishte edhe një nga mikpritëset e këtij eventi, ndaj edhe shpeshherë lëvizte për të takuar të ftuarit e tjerë, megjithatë nuk ishte të rralla raste kur shfaqej edhe krah Meritonin.

erjola doci meriton mjekiqi

Në foton e shkrepur nga paparaci ynë, shfaqen të dy, ku diçka flasin me njëri-tjetrin. Jemi të sigurt që komentet mes tyre do të jenë për filmin si dhe për suksesin që ia kanë dalë të arrijnë.

© Panorama.al

Te lidhura