Të gjithë e kujtojnë bisedën që Alma Alikaj duke folur me Ermelën për të fshehtat e jetës së tyre, ndërsa ndodheshin brenda në lojën e “Big Brother”, u shpreh se italiani Antonio Gravino ishte “i duhuri për të”. Por edhe pas unazës që ai i dhuroi në lojë dhe thashethemeve të përhapura për një shtatëzani të mundshme këtë verë, paralelisht për Almën qarkullonin fjalë se ajo pas daljes nga loja e kishte thelluar miqësinë me Shkëlqimin nga Vlora të BB4, ndërsa kishte krijuar një lidhje të fshehtë. Dhe kjo verë ka qenë një stinë që i ka bërë ata të sakrifikojnë shumë për njëri-tjetrin, duke menduar në të njëjtën kohë si ta mbajnë lidhjen diskrete, por edhe të mos i ndalojnë njëri-tjetrit kënaqësinë e të jetuarit të një pasioni të tillë. Për këtë ka qenë Shkëlqimi, ai që ka organizuar darka e pritje të veçanta me ish-banorët e tjerë të “Big Brother”, me qëllimin ndoshta që të mos binte në sy prania speciale e Almës, e cila fillimisht pohoi se kishte lënë Italinë për t’u vendosur në Shkodër, ku dhe kishte hapur një
biznes të sajin, pikërisht një dyqan veshjesh. Nga ana tjetër, Shkëlqimi, i cili që brenda lojës në “Big Brother” shfaqi talentin e tij të gatimit dhe pasionin për kuzhinën, gjatë verës mori me qira një restorant në Himarë, ku ftonte shpesh miq të tij edhe nga Vlora, e një nga vajzat që s’mungonte asnjëherë ishte Alma. Pavarësisht fjalëve të
shumta për lidhjen e tyre, fakti që Alma ishte e fejuar, i detyronte të tregoheshin shumë të mbyllur në bërjen publike të kësaj lidhjeje, që miq të tyre të afërt e kishin komentuar si shumë pasionante. Madje, sipas informacioneve mediatike, ata kanë pohuar se janë gjendur shumë mirë pranë njëri-tjetrit, sa për hir të ndjenjës kanë kaluar disa ditë të veçanta pushimesh në Majorka. Duket se tani vajza nga Shkodra dhe djali nga Vlora, të dy me eksperiencë jete jashtë Shqipërisë, nuk kanë ç’të fshehin më. Edhe pse pati komente plot skepticizëm në lidhje me sinqeritetin e tyre në këtë lidhje, pavarësisht vazhdimësisë që nuk i dihet sa do të zgjasë, ata duket se po e përjetojnë bukur. Edhe pse nuk janë ndier ende të gatshëm për të treguar më shumë rreth lidhjes, ata në një farë mënyre e kanë pohuar, pasi aq hapur sa dalin, është e kotë ta fshehin më. Alma kështu i ka dhënë fund lidhjes me italianin Antonio Gravino, i cili i bëri një deklaratë publike dashurie Almës, ndërsa i dhuroi unazën në një nga të shtunat e spektaklit. Ata pohuan se ishin njohur 3 vite më parë, ndërsa Alma pas një aksidenti i kishte kërkuar atij konsulencë juridike në Itali. Alma pati probleme në lidhjen me Antonion, pasi ai vinte nga një martesë e dështuar, nga e cila kishte një vajzë katërvjeçare dhe familja e tij kishte hezituar për ta pranuar Almën si nuse. Tashmë që i ka dhënë fund asaj historie, le të shohim nëse do mund të bëhet serioze lidhja me Shkëlqimin, duke pasur parasysh që të pakta kanë qenë lidhjet e krijuara brenda “Big Brother”, që i kanë rezistuar kohës.











