Pas Kroacisë, anëtarësimi në BE i vështirë

Oct 10, 2011 | 19:33

Kur Komisioni Evropian do të publikojë Raportet e Progresit të mërkurën, shtetet e Ballkanit Perëndimor shpresojnë në hapa të vegjël përpara, meqë realizimi i planeve të zgjerimit të BE-së do të jetë një proces shumë i ngadalshëm, shkruan në një analizë të saj agjencia e franceze e lajmeve AFP.

Mali i Zi, si kandidat për anëtarësim që nga dhjetori i vitit 2010, vjeshta do të ishte një kohë për nisjen e negociatrave.

Serbia do të lavdërohet për arrestimin e dy kriminelëve të luftës dhe dorëzimin e tyre në Tribunalin e Hagës.

Por, shpresat e Beogradit që edhe këtij vendi t’i caktohet data për nisjen e neociatave për anëtarësim janë zbehur në masë të madhe pas trazirave të fundit në veri të Kosovës dhe vendimit të shtetit për ta ndaluar një paradë të homosekusalëve.

Draftet e para jozyrtare të vlerësimeve të raportit tregojnë që komisioni do t’i kërkojë Serbisë “të dëshmojë një qasje më konstruktive” ndaj Kosovës, me të cilën në mars të këtij viti Beogradi nisi dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Maqedonia, e cila është pranuar si kandidat për anëtarësim qysh në vitin 2005, pret-për të tretën herë me radhë, që komisoni të rekomandojë nisjen e negociatave për anëtarësim.

Bosnja dhe Shqipëria, që të dyja të goditura nga krizat politike që kanë paralizuar procesin e reformave evropiane, sipas AFP, nuk kanë fare ndonjë iluzion rreth Raportit të ardhshëm të Progresit.

Më së miri punet, nga vendet e Ballkanit, thuhet se i ka Kroacia e cila këtë vit merr Raportin e saj të Progresit pas gjashtë viteve të negociatave për anëtarësim.

Kroacia pritet t’i bashkohet 27 shteteve anëtare të BE-së nga mesi i vitit 2013, duke u bërë vendi i dytë i shteteve të ish-Jugosllavisë, që i bashkohet unionit.

Por, analistët thonë se pas hyrjes në BE të Kroacisë, mund të zgjasë vite derisa një shtet tjetër i Ballkanit të hyjë në BE.

Lidhur me këtë, Ivan Vojvoda nga Instituti Gjerman Marshall-një institut amerikan për politika publike, u shpreh:

“Vazhdimi i hapave drejt BE-së, edhe nëse kemi progres për vetëm disa milimetra, është shumë i rëndësishëm për ata që janë duke i dhënë rëndësi reformave në Ballkan”, i tha ai AFP-së

© Panorama.al

Te lidhura