Deputetja demokrate, Jorida Tabaku deklaroi se thirrjet e protestuesve dhe etiketimet si ‘Parlament i krimit’ i adresohen maxhorancës socialiste.
Nga Kuvendi, ajo deklaroi se shkon çdo ditë në protestë, ndërsa sfidoi socialistët nëse mund të dalin ata dhe t’u bashkohen qytetarëve në shesh.
“Kur shikon qytetarë që janë atje përjashta, protestojnë dhe sulmohen nga policia, ndërkohë që dalin pamje ku janë djegur, iu kanë hedhur substanca që iu kanë shkaktuar dëmtime në trup. Sot qytetarët po thërrisnin parlamenti i krimit, nuk e kanë as me mua e kolegët tanë por me maxhorancën.
Sot thërrisnin se ka ardhur krimi në parlament. Unë shkoj çdo natë atje në protestë. Nuk më pre njeri me dorë. Të provojë njëri nga ju të shkojë atje. Sot qytetrarët po protestojnë për këtë arrogancë, reformën territoriale të njëanshme, e cila dështoi 10 vite më parë dhe ju përsëri e bëni të njëanshme.“, tha ajo.
© Panorama.al












