
Sipas parashikimeve të civilizimit mistik “Maja”, mijëra vjet më parë, më 11 tetor 2011, bota do të pësonte çrregullime nga valët e forta të rrezatimit të diellit. Sipas ekspertëve, Toka është goditur nga këto rrezatime, pasi ka pasur probleme me lidhjet e internetit dhe telefoninë celulare në planet. Në fushën e komunikimit celular në botë, kjo ditë ka qenë kaotike. Kalendari “Maja” është bërë objekt i shpeshtë studimi dhe debati mes shkencëtarëve, pasi ai ndalet në vitin 2012, ku parashikon një stuhi të fortë diellore që do të shkatërrojë planetin. Edhe pse kjo është hedhur poshtë nga një pjesë e mirë e shkencëtarëve skeptikë mbi parashikimet mistike, llogaritjet e NASA-s konfirmuan se kolapsi është pasojë e rrezatimit të fuqishëm të shkaktuar nga shpërthimi diellor, i cili, sipas shkencëtarëve të NASA-s, do të jetë aq i fuqishëm, sa i gjithë planeti do të mbetet pa energji elektrike.











