Ansi Agolli ka dalë në ekipin e javës në Azerbajxhan. Futbollisti shqiptar ka bërë një paraqitje të shkëlqyer në fitoren që Karabaku ka arritur në shtëpi ndaj Keshlas me rezultatin 5-1.

Aktualisht ekipi i Agollit ndodhet në vendin e dytë të klasifikimit me 27 pikë, vetëm 5 pikë larg kryesuesve të Neftçi Baku.











