Paralajmëron Netanyahu: Izraeli nuk do ta çojë përpara marrëveshjen e armëpushimit pa patur listën e pengjeve

Jan 18, 2025 | 18:56

Kryeministri i Izraelit ka paralajmëruar se marrëveshja e armëpushimit është në rrezik, pasi vendi nuk do të vazhdojë përpara me të, derisa Hamasi të nxjerrë një listë me 33 pengjet që do të lirohen.

lcimg-165e994a-e036-4276-b66c-d5361fe09304

“Ne nuk do të ecim përpara me armëpushimin derisa të marrim listën e pengjeve që do të lirohen, siç është rënë dakord.  Izraeli nuk do të tolerojë shkeljet e marrëveshjes. Përgjegjësia e vetme është e Hamasit”, thuhet në deklaratën e publikuar nga zyra e shtypit e qeverisë izraelite.

Kujtojmë se në frontin e brendshëm ka probleme për Netanyahun, pasi ministri i tij të sigurisë kombëtare Itamar Ben-Gvir ka thënë se ai do të japë dorëheqjen nga qeveria në shenjë proteste kundër marrëveshjes.

Ministrat e tjerë janë gjithashtu të pakënaqur me marrëveshjen, të cilën ata e përshkruajnë si një dorëzim ndaj Hamasit.

© Panorama.al

Te lidhura