Paqësori nuk gjen qetësi, një tërmet 6,4 ballë godet Indonezinë!

Oct 28, 2025 | 19:56

Një tërmet i fuqishëm goditi përsëri Indonezinë mbrëmjen e sotme, sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare.

indonezi

Lëkundjet shkaktuan panik dhe frikë dhe pasuan ato të disa ditëve më parë, me forcë 6 ballë.

Tërmeti, i cili u ndje 388 km në juglindje të Ambonit, kishte një magnitudë prej 6.4 ballë të shkallës Rihter dhe thellësia fokale ishte 144 km.

Deri më tani, nuk është raportuar për viktima apo dëme, sikurse nuk ka për momentin as alarm për ndonjë tsunami.

Ditën e djeshme tërmeti goditi Turqinë, teksa lëkundjet e forta u ndjenë deri në Stambolll, duke regjistruar dëme të shumta materiale në godina të shembur dhe të paktën 22 të plagosur.

© Panorama.al

Te lidhura