Papandreu: Eshtë koha që BE t’i japë fund krizës

Oct 26, 2011 | 19:46
Kryeministri grek, Papandreu dhe homologu spanjoll, Zapatero

“Tani është koha që liderët evropianë duhet të marrin vendime për t’i dhënë fund krizës dhe pasigurisë në rajon.” Kështu u shpreh kryeministri grek, Jorgos Papandreu të mërkurën gjatë takimit me udhëheqës të Bashkimit Evropian.

Papandreu tha se populli grek është “duke bërë përpjekje mbinjerëzore për te çuar shtëpinë në rrugë të drejtë dhe për ta bërë ekonominë më të sigurt, të qëndrueshme dhe të begatë për të krijuar një të ardhme më të mirë për popullin grek.”

“Tani është koha për lidershipin evropian, që bashkarisht të marrë vendime për t’i dhënë fund pasigurisë, fund krizës. Të kthejmë faqen dhe të sigurohemi që kemi bërë një hap të madh përpara për të ardhmen në të mirë të prosperitetit dhe sigurisë për popujt tanë në Evropë.”

© Panorama.al

Te lidhura