Pandi Laço në ekstazë me një bionde

Nov 12, 2011 | 9:42

Skenaristi dhe prezantuesi i disa spektakleve që mbajnë firmën e tij, Pandi Laço, këto kohë duket se ka qenë më shumë i ngarkuar me punë sa duhet, dhe ndaj mund t’i tolerojë vetes argëtime si këto. Pas përfundimit të natës greke të spektaklit “100 këngët e botës” në “Tv Klan”, ku ai është dhe prezantuesi i show-t muzikor, Pandi është fotografuar në club-in “Skena 3” në Tiranë, të dy vëllezërve korçarë Stefi dhe Endri Prifti, duke kërcyer si rrallëherë. Pandi, i cili profesionin e tij të gazetarisë më së shumti e ka ushtruar në emisionin “Histori pa zhurmues”, në këtë natë argëtimi duket se ka dalë disi nga vetja, pasi shquhet për natyrë të përmbajtur dhe serioze. Ai ka kërcyer gjithë qejf me përkthyesen e greqishtes, që ishte e pranishme në spektaklin “100 këngët e botës”. Pandi e ka shijuar këtë natë në maksimum me pak alkool dhe kërcim, pa e vrarë shumë mendjen për blicin e aparatit që e ka fotografuar.

© Panorama.al

Te lidhura