PAMJE/ Aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari

Dec 25, 2025 | 20:11

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Levan–Tepelenë, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Cakranit”. Dy automjete, tip “Benz” dhe “Peugeot”, janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë ka humbur jetën në vendngjarje një 16-vjeçar, i identifikuar me inicialet O. M.

aksident tepelene

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se viktima i ka prerë rrugën automjetit tip “Benz”, i cili po udhëtonte nga Poçemi në drejtim të Levanit, në momentin kur 16-vjeçari po dilte në autostradë nga Cakrani.

Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje, së bashku me grupin hetimor, për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti me pasoja fatale.

aksident 1

aksident 2

aksident 3

aksident 4

© Panorama.al

Te lidhura