Trajneri i ri i Gjermanisë, Jurgen Klop ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp pasi u emërua në krye të stolit të “Pancerave”. Ai do të ketë si asistentë Peter Kraëietz, Pepijn Lijnders dhe Sven Bender. Ky staf do të ketë për detyrë rikthimin e Gjermanisë në elitë. Ndërkohë, Per Mertesacker do të bëhet drejtori i përgjithshëm i futbollit i Shoqatës Gjermane të Futbollit duke filluar nga janari 2027.
“Ekipi kombëtar mund t’i bashkojë gjermanët si pothuajse asgjë tjetër. Kjo është pikërisht ajo që e bën këtë detyrë kaq të veçantë për mua. Jam mirënjohës për gjithçka që kam përjetuar dhe mësuar gjatë një viti e gjysmë të kaluar në Red Bull, si dhe për gatishmërinë që e bëri të mundur këtë marrëveshje. Tani mezi pres këtë sfidë shumë të veçantë në futbollin gjerman, të cilën do ta përballojmë së bashku me përulësi dhe durim, zhvillimin e një ekipi që lufton për njëri-tjetrin, shijon lojën dhe pas së cilës njerëzit e vendit tonë mund të mblidhen me gjithë zemër”, ishin fjalët e para të Klop si trajner i ekipit kombëtar gjerman.
Pozicioni: “Është një nder i madh të jem ulur këtu sot. Ajo që më ka ndodhur në ditët e fundit është se një film i tërë është luajtur në kokën time, kujton se ku filloi e gjitha dhe nga vjen. Unë tashmë kisha një ide se sa e rëndësishme është pozicioni i trajnerit të ekipit kombëtar, por kur emri yt lidhet me të, e ndjen edhe më shumë madhësinë e tij dhe përgjegjësinë që përfshin. Duke ditur se nga vij, nuk mund ta kisha imagjinuar kurrë se një ditë do të arrija në këtë pikë.”
Paralajmërim për drejtuesit dhe tifozët: “Nuk po e bëj këtë punë për veten time. Po e bëj për ju. E pranoj këtë pozicion edhe pse e kam parë se si u trajtua Julian Nagelsman. E pranoj edhe pse e kam parë se si u trajtua Tomas Tuhel. Nëse shkoni kundër familjes sime, do të largohem. Nëse mendoni se jam një katastrofë, ma tregoni ballë për ballë dhe do të largohem menjëherë, pa kërkuar asnjë euro kompensim. Nëse Federata Gjermane e Futbollit thotë se jam një katastrofë, do të largohem. Nëse silleni dhe nuk e lini familjen time të qetë, edo të largohem. Më kritikoni kur diçka nuk funksionon, do të jem i lumtur të punoj për ta përmirësuar atë. Gjithçka ka të bëjë me punën. Jyrgen Klop nuk ka karrierë pas ekipit kombëtar. Idealisht, kjo do të jetë kulmi i karrierës sime”, përfundoi ai.
PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al











