KORCË- Bashkim dhe platformë kombëtare për integrimin e vendit të BE , lënie mënjanë të sherreve dhe marrjen e përgjegjesive konkrete nga politika. Deklarata është bërë sot nga kreu i LSI-së, Ilir Meta gjatë përvjetorit të shtatë të themelit të Lëvizjes Socialiste për Integrim në qytetin e Korcës.
Meta ka dekalruar se në kushte të tilla në të cilat ndodhet vendi në pritje të një përgjigje për statusin dhe në domosdoshmërinë e plotësimit të kritereve të lëna si detyrë nga KE nuk ka vend për kushte të tjera. Në këtë mënyrë Meta komenton edhe paktin me 10 pika propozuar nga lideri socialist, Edi Rama.
“Është koha për bashkim, për një platformë kombëtare për integrimin. Të lëmë mënjanë sherret private. Plotësimi i 12 rekomandineve është mesazhi më i qartë për politikën shqiptare dhe këto janë kushtet që duhen përmbushur” tha ai.











