Pakistan, 10 të vdekur në sulmin kundër politikanit

Apr 1, 2011 | 10:43

Sulmi kundër një politikani mjaft popullor në Pakistan nga talebanët, i mori jetën edhe 10 personave të tjerë. Sipas policisë vendëse, pas shpërthimit në qytetin Harsada dy prej të  vrarëve ishin truprojat e Maulana Fazlur Rehman. Partia e tij, Jamiat Ulema-e-Islam, ndodhet pranë disa grupimeve militante, por Rehman është vendosur në shënjestër të talebanëve, pasi një kabllogram i Wikileaks zbuloi se ai kishte mbajtur kontakte të fshehta me amerikanët. Partia opozitare, Jamiat Ulema-e-Islam, çdo vit formon koalicion me partinë fituese në Pakistan, dhe fiton pozicione kyçe në qeveri.

© Panorama.al

Te lidhura