Paga e 13-të, minatorët kërcënojnë me grevë

Oct 11, 2011 | 10:03
Nga protestat e minatorëve të Bulqizës

BULQIZË- Nuk ka paqe për minatorët e Bulqizës. Vetëm pak kohë pasi u duk gjithcka në rregull, palët ranë dakord dhe u nënshkrua një marrëveshje për kerkesat, sot 72 minatorë kërcënojnë sërish me grevë. Shkak, sipas tyre është bërë moskorrektesa e administratës së firmës, pasi ata deklarojnë se nuk kanë marrë ende pagën e 13-të.

Minatorët pretendojnë se nuk kanë marrë pagën e 13-të si dhe 22 ditë leje dhe kjo situatë është krijuar pas një përplasje mes firmës koncesionare ACR dhe asaj nënkontraktore.

Minatorët kanë deklaruar se asnjëra palë nuk paguan rrogën e 13 dhe 22 ditë leje, duke hedhur përgjegjësitë njëra tjetrës ndërsa janë shprehur se do të vijojnë protestat në zonën D të galerisë së Bulqizës deri në marrjen e rrogave.

Nënkontraktori shpjegojnë më tej minatorët, thotë se pagat do t’i marrin nga firma ACR. Të gjendur në këto kushte minatorët kanë paraljamëruar përshkallëzim të situatës.

Minatorët e Bulqizës u rikthyen në punë pas 3 muajve ndërprerje të saj, pas arritjes së marrëveshjes me kompaninë konçesionare ACR, e cila plotësoi shumicën e kërkesave të minatorëve, përfshirë rritjen e pagës, rritjen e sigurisë në punë etj.

© Panorama.al

Te lidhura