TIRANE- Situate te tensionuar dhe sulme te ashpra mes kandidateve konstaton raporti i pare i OSBE/ODIHR, mbi ecurinë e zgjedhjeve të 8 majit, per organet e pushtetit vendor. Sipas raportit te publikuar sot, verehet se fushata nisi para dates se percaktuar per fillimin zyrtar te saj, pra para dates 8 prill.
“Partitë nisën fushatën para datës zyrtare të fillimit të saj, 8 prillit. Që nga 8 prilli, intensiteti i aktiviteteve të fushatës është rritur. Problemet e fushatës përfshijnë zhvillimet në infrastrukture, cilësi të shërbimeve që ofron bashkia dhe zgjidhje të papunësisë. Sulmet e ashpra personale kanë vazhduar të karakterizojnë fushatën, me akuza për korrupsion nga të dy anët. Të dyja palët si PD-ja, edhe PS-ja i kanë kushtuar vëmendje të madhe garës për kryetar bashkie në Tiranë”, thuhet ne raport.
Në raportin e parë të misionit, theksohet se janë bërë përpjekje për të eliminuar dublimet në regjistrime dhe të dhënat për personat e vdekur, duke bërë verifikimin e saktësisë së të dhënave.
Sa i perket Kodit Zgjedhor, raporti nenvizon se ai permban paqartesi dhe ne te ka nje serë hapësirash boshe.
“Komisionet e zonave të administrimit zgjedhor nuk u ngritën brenda afatit. Ndërkohë që janë bërë përpjekje për të eleminuar dublimet në listat e zgjedhësve”, shkruhet ne raport.
© Panorama.al












