“Organizoi miting për të mbrojtur vjedhjet”- Takimi i Ramës me punonjësit e bashkisë Tiranë, Berisha: Bashkë me Veliajn kanë grabitur me djegësat, 5D dhe shumë afera të tjera

Feb 20, 2025 | 19:10

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar takimin e kryeministrit Edi Rama me punonjësit e bashkisë së Tiranës. Ish kryeministri e konsideroi atë si miting për të mbrojtur vjedhjet.

sali berisha ok

Berisha akuzoi Ramën se bashkë me Veliajn kanë vjedhur me shumë afera, duke përmendur inceneratorët apo edhe 5D.

“Sot organizojnë miting për çfarë? Për të mbrojtur vjedhjen që vetëm në gardërobë arrinte sa e Assadit. Kjo është vetëm aspekti absolutisht më i vogël. Çfarë ishte mitingu i sotëm? Ai ka shumë plane, por në një plan ishte mbrojtja avokatia publike e narkosve të gardërobës të Lajla Assadit të Shqipërisë. Ishte mbrojtja e vjedhjeve përmes kompanive, të cilat së bashku nuk bëhen as 1/6 e atyre që Rama ka vjedhur me Veliajn, me djegësat, me 5D dhe në shumë afera të tjera”, tha Berisha.

Pjese nga fjala e Berishes

Shumicës prej jush këtu u takoi misioni të përballen me dy diktatura. 34 vite më parë me diktaturën komuniste. Sot, pas 34 vitesh me një diktaturë tjetër. Diktaturë krimi, droge, vjedhje e shqiptarëve. Shikoni çfarë ndodh.

Në rast se ktheheni dy javët e fundit, është seriali real më i jashtëzakonshëm i Narcos-it, por tashmë i zhvilluar jo në skenat e Hollivudit, por i zhvilluar në pallatet e pushtetit të Tiranës, në rrugët e këtij qyteti. Një javë më parë rethonte për të rrahur gjykatësit, për t’i marrë peng. Sot, organizojnë miting, për çfarë?
Për të mbrojtur vjedhjen, që vetëm një garderobë arrinte sa e Asadit. Dhe ky është vetëm aspekti, absolutisht më i vogël.

Çfarë ishte mitingu i sotëm?

Ai ka shumë lexime, në shumë plane. Por në një plan ishte mbrojtja, avokatia publike e narkosve, të garderobës të Lajla Asadit të Shqipërisë. ishte mbrojtja e vjedhjeve nëpërmjet kompanive, të cilat së bashku s’bëjnë as 1/6 e atyre që Edi Rama ka vjedhur bashkë me Erion Veliajn në djegësat, me 5D dhe në shumë e shumë afera të tjera të përbashkëta.

© Panorama.al

Te lidhura