“Ore qen, ma mbylle derën”- Vrasja e Pjetër Kodhelit nga i biri, nëna rrëfen përballjen me 25-vjeçarin pas krimit: Më pa në bisht të syrit….

Nov 7, 2025 | 12:49

“Ore qen ma mbylle derën”, kështu iu është drejtuar e ëma 25-vjeçarit, Marjan Kodheli i cili masakroi me thikë babain e tij mesditën e 28 Tetorit në fshatin Shkallnur të Durrësit.

marjan kodheli

Nëna e të riut, tregoi në emisionin “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti, se u përball me të birin në komisariat.

Ajo theksoi se Marjani nuk foli fare, por vetëm e pa me bisht të syrit, ndërsa shtoi se nuk ka mundësi financiare për t’i gjetur avokat dhe psikolog.

“Kur isha në polici i thashë “ore qen ma mbylle derën”, nuk foli fare vetëm më pa në bisht të syrit.

T’i gjeja avokat dhe psikolog do ishte ndihmë e madhe për mua, por skam mundësi”, u shpreh ajo.

LEXONI EDHE: “Ka shkruar fjalë pa lidhje, nuk arrij t’i kuptoj”- Marjani goditi me thikë në zemër të atin, e ëma tregon shënimet që i gjeti 25-vjeçarit: Ishte mbyllur në vetvete, e çova tek mjekia e mushkërive, më tha…

LEXONI EDHE: “Shpëto veten dhe njofto policinë”- Djali m*sakroi babain, nëna e 25-vjeçarit rrëfen fjalët e fundit të bashkëshortit: Pashë tmerr me sy, ia hoqa thikën nga dora dhe…

 

 

© Panorama.al

Te lidhura