“Ka shkruar fjalë pa lidhje, nuk arrij t’i kuptoj”- Marjani goditi me thikë në zemër të atin, e ëma tregon shënimet që i gjeti 25-vjeçarit: Ishte mbyllur në vetvete, e çova tek mjekia e mushkërive, më tha…

Nov 7, 2025 | 12:27

Nëna e 25-vjeçarit Marjan Kodheli, i cili vrau me thikë të atin, ka treguar se pas ngjarjes ka gjetur shënime të të birit ku ishin shkruar fjalë pa kuptim.

marjan-kodheli pjeter kodheli nenaNë emisionin “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti, e ëma e Marjanit rrëfeu se domethënien e letrave, të cilat ishin 10 copë, nuk arriti ta kuptonte dhe se ia ka dorëzuar policisë.

“Letrat janë pa lidhje njerëzore, nuk i kuptoj. Unë i gjeta, ia dorëzova policisë, janë fjalë pa lidhje, të pakuptimta, nuk arrij t’i kuptoj.

Thika që përdori djali nuk është e imja. Letrat i gjeta në dhomën e pritjes ku flinte djali. I kishte shkruar në fletë formati, kishte 10 copë”, tha rrëfeyer nëna e Marjanit.

Ajo tregoi se Marjan kishte filluar të mbyllej në vetvete dhe “mezi nxirrte fjalët nga goja”, duke shtuar se e kishte dërguar tek doktoresha e mushkërive, ndërsa kjo e fundit i kishte sugjeruar të shkonin tek një neurolog.

“Nga data 15 shtator, u mbyll në vetvete, fjalët i nxirrte si me zor. E dërgova tek doktoresha e mushkërive i thashë “djali është bërë keq, pi dy cigare përnjëherë”, na tha dërgojeni tek neurologu. Kur i ati i tha që do të dërgojmë për vizitë tek neurologu e përjetoi keq, iku tek shtëpia e motrës”, tregoi nëna e 25-vjeçarit.

Marjan Kodheli masakroi me thikë babain e tij, Pjetër Kodheli, krim që tronditi vendin mesditën e 28 Tetorit në fshatin Shkallnur të Durrësit.

Dyshohet se i riu vuan nga probleme të shëndetit mendor, ndërsa u arrestua nga policia disa orë pas krimit.

 

© Panorama.al

Te lidhura