Opozita kundër, sërish shtyrje për ligjet me 3/5

Oct 6, 2011 | 17:46

TIRANE- Asnje konsensus per votimin e ligjeve qe kerkojne shumice te cilesuar ne Kuvend. Edhe ne seancen e sotme, opozita bllokoi sërish votimin për miratimin e Gjykatës Administrative, një ndër projekt ligjet që kërkon 3/5 e votave i mbetur peng prej më shumë se 2 vitesh.

Votimi i pr/ligjit ” “Për gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative dhe Organizimin e Drejtësisë Administrative” ishte parashikuar në pikën e katërt të rendit të ditës, pas dy seancash heqje nga rendi i dites.

Kryetarja e Kuvendit ftoi deputetët e opozitës të votonin per ngritjen e Gjykatës Adminsitrative si dhe ndryshimet në 5 kode ai ajror, rrugor, penal, hekurudhor dhe detar. Por Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi deklaroi se ende nuk kane marre përgjigje për ofertën e bere.

© Panorama.al

Te lidhura