Operacioni ‘Vjeshta 2’, 4 të arrestuar në Tiranë

Oct 8, 2011 | 13:43

TIRANE- Kater persona jane vene ne pranga gjate vazhdimit te operacionit “Vjeshta 2” te organizuar nga Policia e Tiranës.

Sipas te dhenave te para mesohet se jane arrestuar shtetasit Gjergji Simo 49 vjeç, Liridon Frroku, Genci Haruni 21 vjeç si dhe Lorenc Sadikaj.

Policia ka bere me dije se Gjergji Simo ka qene i dënuar me 6 muaj burg për vjedhje, ndërsa Frroku me 2 vjet e 8 muaj burg dhe kanë qënë në kërkim nga policia.

Haruni, sipas policise, akuzohet për armëmbajtje pa leje, ndërsa 23 vjeçari Sadikaj u kap me 200 gram hashash. Ky aksion është pjesë e një plani masash për rritjen e sigurise publike dhe ndalimin e personave në kërkim apo të dyshuarve për vepra penale.

 

© Panorama.al

Te lidhura