TIRANE- Marreveshje e re bashkepunimi mes qeverise shqiptare dhe Organizatës se Kombeve të Bashkuara. Marreveshja me afat 4 vjeçar, qe synon promovimin e nje modeli per zhvillimin e qendrueshem eshte nenshkruar sot ne nje ceremoni te vecante nga kreu i qeverise, Sali Berisha dhe drejtuesja e UNDP-se ne vendin tone.
Kryeministri shprehu mirënjohje për të gjithë ekipet e OKB-se, duke theksuar se ata me kontributin e tyre janë pjesë e suksesit të këtij vendi.
“Është rasti të falenderoj donatorët që kanë bërë të mundur financimin dhe suksesin e projekteve të realizuara nga OKB në Shqipëri. Historia e suksesit qëndron në themel të zgjedhjes së vendit tonë si pilot për projektin e reformës së thellë të OKB, 1 OKB, që po konsolidohet në sajë të punës, përkushtimit të OKB në vendin tonë”- tha ai.
Sipas Berishes, kremtimi i 66 vjetorit te OKB me një marrëveshje shumë të rëndësishme për 4 vitet që vijnë eshte shume domethenes.
“Bashkëpunimi ynë është i gjerë dhe suksesshëm. Programi do përqendrohet për të ndihmuar Shqipërinë në promovimin e një modeli për zhvillimin e qendrueshëm. Kemi të gjitha potencialet të ndjekim këtë rrugë në interes të gjithë shqiptarëve, do bëjmë gjithcka për ta shndërruar vendin në superfuqi të energjisë së rinovueshme, për një mjedis të shëndetshëm dhe të pastër”- tha Berisha.
Nga ana e saj,drejtuesja e UNDP-se, vleresori programin e bashkëpunimit si një plan koherent që është përgjegjës së bashku me partnerët kombëtarë për përparësitë e tij. “Ai forcon qasjen me OKB dhe axhendën e reformave të OKB të pilotuar nga Shqipëria”- tha ajo, duke pergezuar vendin tone per vullnetarizmin ne renditjen si vend pilot dhe ne kontributin për njohurinë globale.
© Panorama.al











