Obama: Sanksione të ashpra kundër Iranit

Oct 13, 2011 | 21:01
Barak Obama gjate konferences per shtyp

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama tha sot se do të kërkoj “sanksione më të ashpra” kundër Iranit, lidhur me komplotin e dyshuar për të vrarë ambasadorin e Arabisë Saudite në Uashington.

Në deklaratën e tij të parë publike për këtë çështje, zoti Obama tha se komploti i dyshuar është pjesë e “modelit të sjelljes së rrezikshme dhe të pamatur” të Teheranit.

Obama tha se Shtetet e Bashkuara nuk do ta përjashtojnë asnjë aksion të mundshëm në raportet me Iranin.

Këto komente ai i bëri sot në konferencën e përbashkët për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, me presidentin e Koresë Jugore, Li Mjung-bak.

Irani i ka hedhur poshtë pohimet se ka dorë në këtë komplot të dyshuar.(rel)

© Panorama.al

Te lidhura