Në zonën e katastrofës në Turqi është rritur në 520 vetë numri i viktimave. Forcat e shpëtimit ende kërkojnë për të mbijetuar apo për viktima.
Në Ercis edhe katër ditë pas katastrofës u shpëtua i gjallë një student 19 vjeçar. Një shi bore ka penguar forcat e shpëtimit për të vazhduar punimet.
Nga jashtë ndërkohë kanë mbërritur furnizimet e para, mes tyre edhe një avion nga Izraeli me shtëpi të parafabrikuara.
Në tërmetin e shkallës 7,2 ballë, në kufi me Iranin në provincën Van të dielën janë shkatërruar më shumë se 2.300 shtëpi.(DW)
© Panorama.al











