Kryeministri Edi Rama ka ironizuar partitë e reja, duke thënë se listat e tyre janë të mbushura me njerëz problematikë.

“Thonë që kanë dalë disa parti të reja. Çfarë të reja, 17 ishin për dekriminalizim. Unë vetë personalisht, të rrimë shtrembër dhe të flasim drejtë, nuk mendoj që ata janë bashkëpunëtorë të krimit, por mbushur me njerëz problematikë në lista.
Ato janë parti që merr babën, nonën, merr çunin e tezes, merr edhe kushërinjtë dhe pastaj kap të tjerët dhe dalin kukumjaçka me probleme që i kemi heq vetë edhe në të shkuarën”, tha Rama.
Ndër të tjera ai theksoi se PS është sa parti e vjetër aq edhe e re, duke theksuar se askush më 11 maj nuk i mund dot.
“Kjo është e vetmja parti, më e reja dhe më e vjetra. Ka pasionin e të rinjve, ka prurje të re nga komunitetet, por ka edhe eksperiencën.
Ne nuk mundemi dot, por në këtë rast beteja më 11 maj nuk është se mos vijnë na mundin, se nuk na mundin dot. Është gjynah me ua kërkuar.
E patë atë që tha “më 11 maj tavolina juaj do jetë kështu”, ata ende shohin ëndrra me gjellë pasanikësh, muhabet kot.
Ne problemin e kemi që më 11 maj, Shqipëria që del nga zgjedhjet, duhet ti japë mesazh të fortë Europës”, tha Rama.
© Panorama.al











