VIDEO/ Moment komik! Speed thotë që Ronaldo fiton Botërorin, reagimi i Tierri Henrit dhe Ibrahimoviçit bëhet viral në rrjet

Jun 13, 2026 | 11:16

Influenceri amerikan i njohur si Speed ndodhej mbrëmë në stadiumin “SoFi” teksa ndoqi nga afër ndeshjen mes SHBA dhe Paraguajit. Ai u takua edhe me dy legjenda siç janë Tierri Henri dhe Zlatan Ibrahimoviç.

2

Sapo suedezi e pyet Speed se kush do të fitojë Kupën e Botës, ky i fundit i përgjigjet menjëherë: “Portugalia, Ronaldo do ta fitojë Botërorin”.

Kjo përgjigje nuk i pëlqeu aspak Ibrës i cili i mori nga duart mikrofonin dhe e shtyu të largohet. Më pas ai kthehet nga Henri dhe të dy vazhdojnë bisedën ndërsa Speed vazhdon duke thënë: “Ja do ta shohësh teksa e fiton, do ta shikosh”.

Ky moment tashmë është bërë viral në rrjet.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura