Pas lajmeve se Sali Berishës iu hoq non grata, kreu i PD në një komunikim për gazetarët tha se “kurrë ai nuk ka qenë non grata”, por ka pasur një sanksion për vizën.
Sipas Berishës, ai ka patur një komunikim zyrtar, ndërsa theksoi se “unë u ktheva”.
Berisha: Unë kam patur komunikim zyrtar. Ajo çka mund të them është unë u ktheva. Sali Berisha nuk ka qenë kurrë non grata. Ka patur një sanksion, vizën. Kundërshtarët e mi e quajtën non grata, por edhe unë nuk e kundërshtova. Ka qenë një ndalim hyrje në SHBA. Sot unë them u ktheva
© Panorama.al












