“Nuk ka rivalitet në PD”- Salianji: Duhen ndryshuar strukturat dhe njerëzit! Të tjerët në parti nuk e ndjekin dot ritmin e Berishës

Oct 25, 2025 | 17:46

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji tha mbrëmjen e sotme në emisionin “Kjo Javë” se pas daljes nga burgu ka ndjerë mbështetje të madhe nga qytetarët dhe kolegët demokratë.

ervin salianji

Salianji tha se është në fushatë në Tiranë për të mbështetur kandidatin Florjan Binaj, ndërsa theksoi se brenda Partisë Demokratike duhet të ketë më shumë garë dhe konkurrencë.

Ish-deputeti shtoi se ka komunikim të shpeshtë me Sali Berishën, duke vlerësuar thirrjen e tij për ripërtëritjen e PD-së në struktura dhe në figurat që përfaqësojnë publikun.

Ervin Salianji: Tek njerëzit ka një mbështetje masive dhe një ndjeshmëri që e kuptojnë në takime. Mund të jetë dhe mall dhe përmallim, kam qenë gjithë kohën në aktivitet, jo tani që dal nga burgu. Ka një mbështetje dhe nga kolegët. Kanë qenë të gjithë deputetë në Korçe në takim. Jam në zgjedhje në Tiranë për të mbështetur kandidatin Florjan Binaj. Shoh një mbështetje te njerëzit që lëvizin në drejtim ku jam për ti takuar. pyetja kryesore është kur do ikë Rama. Pritshmëritë janë më të mëdha.

Pa diskutim që ka qytetarë, demokratë që kanë qëndrime të ndryshme. Ka njerëz që të duan, si me tifozeritë. Disa të duan, disa nuk të duan.

Unë mendoj se partitë politike, nuk ka diskutim që konkurrenca është e fortë e ashpër. Për PD, kam një qasje ndryshe. Nuk ka rivalitet aq sa duhet të ketë. Përplasjet, xhelozitë nuk janë aq sa duhen. Është si në një ekip ku secili duhet të stërvitet për të kapur vendin në formacion.

Kam komunikim të shpeshtë me zotin Berisha. E thashë duhet të ketë më shumë konkurrencë, për të treguar se garohet. Ka qenë një perceptim afër të vërtetës, edhe në fushatë ka qenë kështu, Berisha ka qenë në distancë, ka pasur një lloj apatie të strukturave për të ndjekur ritmin e liderit të partisë. Edhe zoti Berisha e ka thënë me një term të fortë, të ripërtëritjes së PD-së në struktura dhe në njerëzit që komunikojnë me publikun.

© Panorama.al

Te lidhura