“Nuk ka negociata me kryeministrin!”- Aktivisti: Reflektimi i vërtetët i Edi Ramës dhe PS-së gjendet në 5 pikat e protestuesve! Koha e tij ka mbaruar

Jul 24, 2026 | 15:15

Aktivisti Edison Lika, ka deklaruar se protestuesit nuk ulen të negociojnë asgjë me kryeministrin Edi Rama, për të cilin tha se nga një ligjërim kaotik ndaj tyre, ka kaluar në një ligjërim patetik.

edison likaaa

Në një intervistë për News 24, Lika komentoi edhe fjalimin e kryeministrit sot në mbledhjen  e grupit të PS-së, ku tha se “reflektimi” që kryeministri do të këtë nga socialistët rreth protestave, e gjen në pesë pikat e panegociueshme të protestuesve

“Tani duket se po kërkon një lloj “reflektimi” nga partia e vet. Ne i themi që, në fakt, reflektimi i vërtetë që mund të bëjë gjendet në 5 pikat që ne i kemi shkruar shumë qartë”, tha ai.

Më tej Lika shtoi se mëse pika e parë është dorëheqja e kryeministrit dhe e qeverisë, nuk ke si vazhdon më negocimin me këtë kryeministër.

“Ne jemi shumë të qartë dhe ai duhet të jetë akoma më i qartë, që në atë protestë nuk ka asnjë njeri që do të negociojë me të. Koha e tij ka mbaruar dhe sa më shpejt ta kuptojë, aq më mirë do të jetë për të”, përfundoi aktivisti.

Edison Lika: Kryeministri tani ka kaluar nga një lloj kaotizmi në ligjërimin e vet, në një lloj patetizmi. Sot kishte përmendur, “do të lidhim besën me disa”. Për mua, këto janë shenja të dëshpërimit dhe të rënies së regjimit.

Duket se ai, pas sulmit ballor ndaj nesh, u mor me secilin prej nesh personalisht, tentoi të na sulmonte në pikat tona të dobëta, tani duket se po kërkon një lloj “reflektimi” nga partia e vet.

Ne i themi që, në fakt, reflektimi i vërtetë që mund të bëjë gjendet në 5 pikat që ne i kemi shkruar shumë qartë. Pesë pikat nuk kanë negocim. Nëse pika e parë është dorëheqja e kryeministrit dhe e qeverisë, nuk ke si vazhdon më negocimin me këtë kryeministër.

Ne jemi shumë të qartë dhe ai duhet të jetë akoma më i qartë, që në atë protestë nuk ka asnjë njeri që do të negociojë me të. Koha e tij ka mbaruar dhe sa më shpejt ta kuptojë, aq më mirë do të jetë për të.

© Panorama.al

Te lidhura