Deputeti i PD-së Agron Gjekmarkaj ishte mbrëmjen e sotme në “Kjo Javë” me moderatoren Nisida Tufa. Gjekmarkaj foli mbi raportin e OSBE/ODIHR për zgjehdjet e 11 majit, të cilat sipas tij rrëzuan zgjedhjet dhe vërtetuan pretendimet e opozitës.
“Ky raport i ka rrëzuar këto zgjedhje. Ka vërtetuar denoncimet e PD. Janë zgjedhje të rëna të rrënuara. Nuk shpresoj se kryeministri do marrin përgjegjësi. As nuk e kanë komentuar. Denoncimet e raportit janë mal më vete dhe i patejkalueshëm për një shoqëri që aspiron demokraci. Kam ndarë 6 apo 7 fjali për të krijuar idenë që ky raport ka për zgjedhjet. E fillon me garë me kushte të pabarabartë. Më e rënda është kur thuhet se partia dhe shteti nuk kanë një vijë ndarëse. Ne e dimë çdo të thotë partia dhe shteti të jenë një.”
Më tej foli mbi praninë e opozitës në Komisionin e Reformës Zgjedhore, për të cilën tha se nuk do jenë aty për fasadë.
“Ka një klimë vërtet mosbesimi. Ne nuk i zgjedhim kundërshtarët as ata nuk ne zgjedhin ne. Është parim që duhet të bashkëjetosh me kundërshtarin dhe të ndryshimin. Çdo ditë bëjnë një hile, nuk pranojnë kushtet që të ketë bashkëkryetarësi, veto. Prania jonë fasadë do ishte e pavlerë. Nëse i rrinë parimeve do i qëndrojmë dhe do bëjmë një reformë zgjedhore sipas rekomandimeve të ODIHR.”
© Panorama.al












