Kreu i forcave të armatosura izraelite, gjeneralmajori Eyal Zamir, deklaroi sot se vija e verdhë në Rripin e Gazës përbën “kufirin e ri” me Izraelin, duke e cilësuar si një linjë të avancuar mbrojtjeje dhe sulmi.
Deklarata u bë gjatë një fjalimi para rezervistëve, sipas komunikatës zyrtare të ushtrisë izraelite.
“Ne nuk do të lejojmë që Hamasi të riorganizohet. Kontrollojmë pjesë të mëdha të Gazës dhe mbajmë linja strategjike,” tha Zamir, duke nënvizuar rëndësinë e vijës së re në kuadër të sigurisë.
Sipas marrëveshjes së armëpushimit me Hamasin, trupat izraelite janë duke u tërhequr gradualisht nga Rripi i Gazës, duke filluar nga territori i përcaktuar nga vija e verdhë, që u vendos pas nisjes së armëpushimit më 10 tetor.
Gjenerali gjithashtu theksoi rëndësinë e kthimit të pengjeve të mbetura: “Shumica e pengjeve tona janë kthyer, por misioni nuk do të jetë i plotë derisa të kthehet pengu i fundit i vdekur, rreshteri Ran Gëili,” shtoi ai.
© Panorama.al












