Revolta kundër qeverisë hyn në ditën e 55-të, qytetarët mblidhen sërish sot te Kryeministria për largimin e Edi Ramës

Jul 24, 2026 | 7:30

Qytetarët do të mblidhen sërish sot në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në ditën e 55-të të protestës, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

protesta-4-673x450-1-1

Një ditë më parë, protesta u zhvendos para Parlamentit, për shkak se u mbajt seanca plenare, ku pati tensione të forta mes protestuesve dhe forcave të policisë.

Protestuesit goditën me vezë automjetet e deputetëve dhe hoqën gardhet metalike, ndërsa efektivët përdorën kundret tyre ujë me presion dhe spraj me piper.

Në mbrëmje, protesta vijoi përpara Kryeministrisë, ndërsa qytetarët më pas marshuan në rrugët e Tiranës duke brohoritur vazhdimisht “Rama, jep dorëheqjen”, “Rama ne burg, Berisha në burg”, “Shqipëri e re” dhe “Revolucion” etj.

© Panorama.al

Te lidhura