Një ngjarje e rëndë është shënuar në Fier, ku një burrë dyshohet se ka vrarë ish-vjehrrin e tij dhe më pas ka marrë peng ish bashkëshorten.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vidhisht. Sipas informacioneve të para, autori pas krimit, ka marrë me forcë ish gruan dhe janë larguar me makinë.
Policia është vënë në ndjekje të autorit, ndërsa nuk dihen ende rrethanat e plota se si ka ndodhur ngjarja. Pritet një njoftim nga policia.
© Panorama.al












