“Noc Rroku është kur e ndjen dhe jo kur ta thonë”- Rama për Berishën: Do vijë Noci bashkë me pranverën! Antimitingjet kanë vdekur që në 2013 bashkë me ideatorin

Feb 20, 2025 | 17:47

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kreut të PD, Sali Berisha, i cili tha sot se kreu i qeverisë do të bëjë një antimiting.

Në fjalimin e tij para punonjësve të bashkisë, Rama tha se koha kur qeveritë bënin antimitingje ka vdekur bashkë me ideatorët që në 2013.

Po ashtu, kreu i qeverise tha se opozitës do t’i vijë “Noc Rroku në pranverë”, duke iu referuar zgjedhjeve te 11 majit.

“Kënata kishte lajmëruar që këtu do bënim një antimiting, madje kishin bërë njoftimin u çmend Edi Rama. I keni parë si i bëjnë titujt, u çmend, plasi, tronditi, ra…i keni parë titujt? Lexoni titujt kushedi cka ndodhur, futesh brenda Noc Rrokun. Tani ma thonë mua, Noc Rrokun, por nuk e dinë që Noc Rroku është kur e ndjen, jo kur ta thonë. Kur e ndjen është muhabeti si i bëhet Noci. Ja do vijë Noci bashkë me pranverën. E keni dëgjuar atë këngën: Ty edhe pranverën ju kam pritur të më vini pa trokitur? Kështu do ju vijë Noci.  Antimiting që do protestonin për të burgosurin politik, Erion Veliaj. Ata si në cdo rast edhe kur shpifin nisen nga vetja, se ata pretendojnë se kanë nja 3-4 të burgosur politik. Ata lënë nam dhe zhargaviten me trup. Në vend që të mësojnë nga më të mirët duan ta në bëjnë edhe ne si veten. Në Shqipëri nuk ka të burgosur politik që nga 1997. Qeveritë që bënin anti mitingje kanë vdekur në 2013 bashkë me ideatorët e tyre që kanë statusin e monumente të opozitarizmi kënetor”, tha Rama.

© Panorama.al

Te lidhura