Tre gra frymëzuese, të cilat kanë bërë fushatë për të drejta të barabarta dhe për t’i dhënë fund dhunës në Liberi dhe Jemen u vlerësuan bashkërisht për çmimin “Nobel për paqen”. Liberiania Leymah Gbove, e cila mobilizoi gratë e tjera kundër luftës civile në vend, duke organizuar një “grevë seksi”, u zgjodh fituese bashkë me Presidenten e kombit të saj, Ellen Xhonson-Sirlef. E treta që mori çmimin, i cili vlen më shumë se 1.5 milionë dollarë, ishte Tauakul Karman, e cila ka bërë fushatë të palodhur për të drejtat e grave në Jemen. Përpara njoftimit zyrtar kishin qarkulluar zëra se çmimin do ta merrte themeluesi i “Facebook”, Mark Zukerberg, bazuar në rolin që kishte luajtur rrjeti social në organizmin e revolucionit “Pranvera Arabe”. Kryetari i komitetit të çmimeve, Thorbjoern Jagland, tha: “Ne nuk mund të arrijmë demokraci dhe paqe afatgjatë në botë, derisa gratë të kenë të njëjtat mundësi si burrat në zhvillimet me influencë dhe nivelet e shoqërisë”. Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun, e mirëpriti gjykimin për t’ua dhënë grave çmimin “Nobel për paqen”.











